Fillon asfaltimi i rrugës Junik-Gjeravicë

30 shtator 2023 | 21:47

Kryetari i Komunës së Junikut, Ruzhdi Shehu, ka bërë me dije se ka filluar asfaltimi i rrugës Junik-Gjeravicë (segmenti Gjocaj – Livadh i Madh).

“Përndryshe rruga e Gjeravicës shënon një nga projektet më të rëndësishme për zhvillimin ekonomik dhe rritjen e mirëqenies në Komunën e Junikut. Tanimë po realizohet edhe ky projekt i shumëpritur. Vazhdojmë me punë dhe suksese tjera”, ka shkruar në “Facebook” kryetari Shehu.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetarja aktuale e Partisë për Veprim Demokratik, dega në Preshevë,…