Fillon asfaltimi i rrugës në fshatin Carrallukë të Malishevës
Komuna e Malishevës ka njoftuar se të hënën ka filluar asfaltimi i një rruge të gjatë afro dy kilometra në fshatin Carrallukë, e cila sipas kësaj komune ka rëndësi të madhe për banorët e këtij fshati.
Në fillim e asfaltimit të kësaj rruge ishte i pranishëm, drejtori i Urbanizmit, Ahmet Morina, me bashkëpunëtorë, ku me këtë rast ka uruar banorët e fshatit Carrallukë të cilët prej tani do ta kenë më të lehtë qarkullimin e tyre rrugor.
“Kjo rrugë është e gjatë afro dy kilometra e cila do t’u shërbejë fshatarëve dhe tashmë infrastruktura rrugore, jo vetën në fshatin Carrallukë, por në shumicën e fshatrave të Komunës së Malishevës është në përfundim e sipër. Ky tregues është treguesi i cili tregon për punët e qeverisjes lokale dhe angazhimin që ka në realizimin e planit dinamik sa i përket infrastrukturës rrugore në të gjitha fshatrat e komunës sonë, pra jemi në fazën më dinamike të punëve dhe projekteve infrastrukturore për vitin 2021”, ka thënë Morina.