Fillon asfaltimi i rrugëve në fshatin Leqinë të Skenderajt
Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, së bashku me drejtoreshën e Urbanizmit, Sanije Ahmeti, inxhinierë dhe profesionistë, kanë përcjellë nga afër punimet në asfaltimin e segmenteve të rrugëve në fshatin Leqinë.
Banorët i kanë mirëpritur këto investime, duke falënderuar kryetarin Jashari për angazhimin e tij në përmirësimin e infrastrukturës rrugore.
Ndërsa Jashari ka thënë se do të vazhdojnë të investojnë në çdo pjesë të Komunës së Skenderajt.
“Pothuajse, çdo ditë po vazhdojmë me punë konkrete, në fshatin Leqinë, ka filluar asfaltimi i segmenteve të rrugëve, banorët u shprehen mjaftë të kënaqur me përmirësimin e infrastrukturës rrugore. Kështu, me punë do të vazhdojmë në çdo pjesë të komunës tonë! Urime të gjithë banorëve!”, ka thënë Jashari.
/Epoka e re/