Fillon asfaltimi i rrugëve në Shupkovc të Mitrovicës
20 nëntor 2020
| 13:51
Në kuadër të projekteve në ndërtimin e infrastrukturës rrugore, Drejtoria për Shërbimeve Publike dhe Infrastrukturë, ka filluar me asfaltimin e disa rrugëve në fshatin Shupkovc të Mitrovicës.
E për t’i parë për së afërmi punimet ka dalë edhe drejtori i kësaj drejtorie, Naser Muja, i cili ka potencuar se mbi 50 për qind e rrugëve në këtë fshat do të asfaltohen deri në fund të këtij viti, ndërkaq pjesa e mbetur do të përfundojë në vitin e ardhshëm.
Rregullimi i këtyre rrugëve do të kushtojë mbi 170 mijë euro, me gjatësi afro pesë kilometra dhe do të përfundojë tërësisht brenda vitit 2021.
(Q.R / Epoka e re)