Fillon asfaltimi i segmenteve të rrugëve në fshatin Pemishtë
06 nëntor 2019
| 10:21
Kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari, i shoqëruar nga drejtoresha e Urbanizmit Sanie Ahmeti, kanë parë nga afër fillimin e asfaltimit të segmenteve të rrugëve në fshatin Pemishtë.
Ndër të tjera kryetari Jashari, ka theksuar se “asfaltimi i rrugës në fshatin Pemishtë po vazhdon sipas planit, së bashku me bashkëpunëtorë pamë nga afër finalizimin e rrugës.
Aty bashkbiseduam me banorë të kësaj pjese të cilët i uruam për rregullimin e infrastrukturës rrugore.
Skenderaj, çdo ditë e më shumë po bëhet me infrastrukturë moderne!”.