![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2021/04/skenderaj-4.jpg)
Fillon asfaltimi i shtresës së dytë në rrugën Syriganë-Runik
28 prill 2021
| 12:53
Ka filluar asfaltimi i shtresës së dytë në rrugën Syriganë-Runik, rrugë kjo me gjatësi rreth 4 km.
Për të parë nga afër punën që po bëhet në këtë rrugë, punimet i ka inspektuar kryetari i Komunës së Skenderaj, Bekim Jashari bashkë me drejtoren e Urbanizmit, Sanije Ahmeti.
Jashari ka bërë me dije se asfaltimi i kësaj rruge pritet të përfundoj brenda këtyre ditëve, me ç’rast do të vendosen edhe sinjalizuesit.
“Angazhimi ynë në krijimin e infrastrukturës moderne në të gjitha fshatrat dhe vendbanimet e komunës sonë nuk do të ndalet me kaq”, ka thënë Jashari.