Fillon asfaltimi i unazës së brendshme në Prishtinë
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se ka filluar asfaltimi i unazës së brendshme të qytetit, një projekt që pritet të ketë një ndikim të madh në lehtësimin e komunikacionit në kryeqytet.
Ky projekt infrastrukturor sipas Ramës ka për qëllim të përmirësojë qarkullimin dhe të zvogëlojë trafikun në rrugët kryesore të qytetit.
Përmes një postimi në “Facebook, Rama theksoi rëndësinë e kësaj rruge për banorët e Prishtinës.
“Një rrugë që do të shkarkojë dukshëm komunikacionin në Kryeqytet”, tha ai.
Projekti i asfaltimit të unazës së brendshme është pjesë e një plani më të gjerë të investimeve në infrastrukturën rrugore të Prishtinës, që synon të modernizojë rrjetin e rrugëve dhe të përmirësojë efikasitetin e qarkullimit.
Ky investim është i rëndësishëm jo vetëm për banorët e kryeqytetit, por edhe për vizitorët dhe ata që udhëtojnë për në Prishtinë nga rajone të tjera të Kosovës.