Fillon asfaltimi i urës më të gjatë në rajon, pjesë e autostradës “Arbën Xhaferi”
01 tetor 2018
| 16:23
Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, me bashkëpunëtorë ka ndjekur për së afërmi fillimin e asfaltimit të urës më të gjatë në rajon.
Kjo urë është pjesë e autostradës “Arbën Xhaferi”.
I pari i Infrastrukturës në Kosovë, u njoftua nga punëkryesi me ecurinë dhe cilësinë e punimeve që po zhvillohen.
Menaxheri i projektit, Riyadh Alkhazraji, ka informuar ministrin Lekaj se plani dinamik po zhvillohet siç është paraparë dhe shumë shpejtë autostrada do të jetë në shfrytëzim të qytetarëve.
Autostrada “Arben Xhaferi” është projekti më madhor i ministrisë së Infrastrukturës që lidh Kosovën me Maqedoninë.
/Epoka e re/