Fillon Big Brother VIP Kosova 2, prezantohen dy opinionistët

20 tetor 2023 | 21:11

Ka filluar Big Brother VIP Kosova 2, derisa janë konfirmuar edhe dy opinionistët e këtij emisioni.

Anita Haradinaj dhe gazetari Bledi Mane janë dy opinionistët që do të ndajnë mendimet e tyre për banorët e BBVK VIP 2.

Para spektaklit, prezantuesja e Big Brother VIP Kosova, Jonida Vokshi, në një lidhje direkte pak para fillimit të natës Prime ka thënë se gjithçka është gati.

Ajo ka thënë se publiku mezi po e pret këtë e edicion të dytë të Big Brother VIP Kosova, njofton Klankosova.tv.

“Falënderojë nga zemra të gjithë për energjinë pozitive që na kanë dhënë përmes mesazhe pa fund, kjo për ne tregon shumë sepse do të thotë që publiku mezi po e pret këtë edicion të dytë të BBVK, ne jemi më gati se kurrë”, është shprehur ajo.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sipas asaj që raporton CNN, bëhet fjalë për nënë e…