Fillon dëshminë dëshmitari i 23-të në rastin e liderëve të UÇK-së
11 shtator 2023
| 14:46
Në gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, ka filluar dëshminë dëshmitari i 23-të në këtë çështje (me kodin 03827).
Është bërë me dije se Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS) i nevojitet një orë e gjysmë për ta marrë ne pyetje këtë dëshmitar ndërsa ekipeve mbrojtëse 6-7 orë.
Sipas gjykatësit Charles Smith, mbrojtësi i viktimave nuk ka pyetje të planifikuara për këtë dëshmitar.
Pas dhënies së betimit, me të nisur marrja në pyetje e tij, prokurorja speciale Deborah Mayer ka kërkuar që të kalohet në seancë private për të mbrojtur dëshmitarin.