Fillon dëshminë Halil Çadraku, përfaqësohet nga avokati Arianit Koci

25 nëntor 2024 | 11:45

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhsK) në Hagë ka filluar dëshminë Halil Çadraku i cili përfaqësohet nga avokati Arianit Koci në procesin gjyqësor ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Dëshmitari mban kodin 03873 dhe është dëshmitari i 107-të me radhë në këtë proces.

Avokati Koci ka pohuar se parashikojnë që të kërkojnë garanci që ajo se çfarë thotë dëshmitari në Hagë nuk do të përdoret për ta ndjekur penalisht.

Megjithatë, sipas kryegjyqtarit Charles Smith III, nuk ka patur kundërshtime nga ana e ZPS-së, raporton “Betimi për Drejtësi”.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Çmimet: 25.11.2024 *ÇAGLLAVICË - (Në të dy anët e rrugës)…