Fillon faza e dytë e planit operativ “Kontroll i shtuar në trafik”

30 qershor 2023 | 10:50

Njësia rajonale e komunikacionit rrugor në PKontroll i shtuar në trafik, ka filluar fazën e dytë të planit operativ “Kontroll i shtuar në trafik”, plan i cili ngërthen në vete parandalimin e aksidenteve gjegjësisht rregullimin e komunikacionit rrugor bazuar ligjit 05/L-088.

Plani në fjalë ka detyra dhe aktivitete që janë të parapa edhe në planin e përgjithshëm operativ “sezoni veror”, dhe me të gjitha kapacitetin e saj njësia rajonale e trafikut rrugor në Pejë është duke vepruar në rrugët nacionale, rajonale, lidhëse dhe rrugë tjera të klasifikuara sipas ligjit 05/L-132.

“Puna e njësiteve policore do të jetë e pandërprerë dhe nuk do të ketë asnjë lëshim ndaj shkelësve të këtyre ligjeve, ku ndaj këtyre do të merr masat e nevojshme ligjore të sanksionuara me këto ligje dhe jo vetëm. Njësia rajonale e komunikacionit rrugor në rrugën nacionale Pejë-Prishtinë me datën 29.06.2023 në orët e mesditës ka konfiskuar shtatë patentshoferë, pesë për tejkalim në vijë të plot, një për uljen e fëmijës nën moshën 12 vjeç në ulësen e parë dhe një patentshofer për tejkalim të shpejtësisë. Gjë të cilën do vazhdoj të bëjnë zyrtarët gjegjësisht ekipet patrullues të Njësisë rajonale të trafikut rrugor në Drejtorinë rajonale të Pejës”, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të hënën, më 3 dhe të martën, më 4 korrik,…