Fillon faza e dytë e testimeve për vaksinën ndaj Covid-19

07 maj 2020 | 15:52

Kompania bioteknologjike amerikane “Moderna” ka marrë aprovimin nga Administrata e Ushqimit dhe Barnave në ShBA për të vazhduar në fazën e dytë të testimit të vaksinës për koronavirusin.

Lajmin e ka bërë të ditur kompania të enjten me anë të një njoftimi për shtyp. Thuhet se shumë shpejt nis faza e radhës e testeve klinike ku do të marrin pjesë 600 vullnetarë.

Vaksina, ‘mRNA-1273’, ishte vaksina e parë që filloi provat klinike në Shtetet e Bashkuara.

“Moderna” tha se është duke përfunduar protokollin për një studim të fazës 3 i cili pritet të fillojë në fillim të verës.

Gara për të zhvilluar trajtim apo vaksinë për të luftuar koronavirusin është intensivisht konkurruese dhe investitorët po shikojnë nga afër shenjat e përparimit në trajtime dhe vaksina.

“Moderna”, si dhe kompanitë e tjera në garë, po rindërtojnë prodhimin përpara miratimit në mënyrë që të shpërndajë me shpejtësi doza nëse kandidati i tyre rezulton efektiv kundër virusit dhe i sigurt për njerëzit./gazatashqiptare/

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, ka emëruar Abdyl…