Fillon faza përfundimtare e modernizimit të VALA-s

13 qershor 2024 | 16:57

Sot (e enjte) ka filluar faza finale e modernizimit të operatorit VALA. Kështu është bërë me dije nga zyrtari i lartë i Telekomit të Kosovës, Feim Kelmendi.

Kelmendi ka njoftuar se të enjten ka filluar faza përfundimtare e modernizimit të rrjetit VALA, me teknologjinë më të re.

Po ashtu është bërë dije se nga sot (e enjte) qytet pas qyteti, duke filluar nga komuna e Lipjanit, shërbimet e VALA-s do të jenë në tjetër nivel.

“Duke filluar nga Lipjani sot filloi faza përfundimtare e modernizmit të rrjetit te VALA-s me teknologjinë më te re. Prej sot qytet pas qyteti shërbimet e VALA-s do të jenë në tjetër nivel”, ka njoftuar Kelmendi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-sulmuesi, golashënuesi më i mirë në historinë e Kombëtares shqiptare…