Fillon furnizimi me dollapë për nxënësit në shkollat e Prizrenit

18 mars 2021 | 15:42

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka dhe drejtoresha e Drejtorisë Komunale të Arsimit, Xhemile Thaçi Vezgishi, kanë vizituar shkollat “Lidhja e Prizrenit” dhe “Mati Logoreci”, që janë vetëm dy nga 32 shkollat e komunës, ku ka filluar furnizimi me gjithsej 300 dollapë për nxënës.

Me këtë rast, kryetari Haskuka ka theksuar se nxënësit e klasave 1-5, tanimë nuk do të kenë nevojë t’i bartin të gjitha librat dhe materialet mësimore në çantat e tyre shkollore, ngase ato do t’i lënë në dollapët e vendosura në shkollat e tyre.

“Së shpejti do të kemi edhe lajme të tjera shumë të mira për nxënësit tanë, për të cilët që nga fillimi i qeverisjes kemi punuar për ofrimin e kushteve më të mira të shkollimit, duke ndërtuar shkolla dhe anekse të reja, duke i rinovuar ato të vjetrat, duke krijuar hapësira të reja për laboratorë e duke ndërtuar salla të reja të edukatës fizike”, është shprehur kryetari Haskuka.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka marrë pjesë…