Fillon fushata e korrje-shirjeve në Malishevë

08 korrik 2020 | 12:53

Këto ditë, edhe në territorin e komunës së Malishevës ka filluar fushata e korrje-shirjeve.

Korrjen e grurit sot e ka parë nga afër edhe kryetari i komunës së Malishevës, Ragip Begaj dhe drejtori i Drejtorisë për Bujqësi, Murat Hoxha, të cilët janë njoftuar nga shtabi komunal për mbikëqyrjen e fushatës së korrje shirjeve, me ecurinë e fushatës dhe rendimentet e grurit.

“Ju uroj për korrjen e grurit. Uroj që edhe ky vit të jetë i bereqetshëm dhe puna e juaja të paguhet, e ti mbushni hambarët me grurë”, u ka thënë bujqve kryetari Begaj, gjatë vizitës në Drenoc, ku kombajnat ishin duke korrur grurin në arat e këtij fshati.

Sipas drejtorit të Drejtorisë së Bujqësisë, Murat Hoxha, këtë vit janë mbjellë rreth 4 mijë hektarë me grurë, tërësisht në sektorin privat, ndërsa rendimentet janë të kënaqshme.

“Komuna e ka formuar shtabin komunal për mbikëqyrjen e fushatës së korrje-shirjeve, ndërsa pronarët e kombajnave janë duke respektuar udhëzimet e Ministrisë së Bujqësisë”, ka thënë Hoxha.

Ndërsa sipas shtabit komunal për mbikëqyrjen e fushatës së korrje-shirjeve, ecuria e kësaj fushate është duke shkuar në rregull dhe nuk ka probleme në terren, kurse rendimentet e grurit janë 4 000 deri 4 500 kilogramë për një hektar.

(Qendresa Rama / Epoka e re)

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka përkujtuar bashkëluftëtarët e…