Fillon fushata e korrje-shirjeve në Rahovec

01 korrik 2021 | 12:53

Kryetari i komunës së Rahovecit, Smajl Laitifi, ka bërë me dije se në këtë komunë të enjten zyrtarisht ka filluar fushata e korrje-shirjeve.

“Dihet se gruri është një kulturë strategjike për vendin tonë, ndaj fermerët tanë i përgëzoj për punën dhe përkushtimin e tyre, me shpresën të kemi një vit sa më të mbarë. Gjithashtu, uroj të kemi rendimente më të larta të prodhimit, në mënyrë që sadopak t’ju shpërblehet djersa dhe mundi i punës së tyre. Qoftë vit i bereqetshëm”, ka thënë kryetari Latifi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komuna e Malishevës përmes Drejtorisë për Bujqësi, në kuadër të…