![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2019/12/46688AC6-27C0-41D7-AF95-72C3078B7FE1.jpeg)
Fillon fushata humanitare “Dhurimi vullnetar i gjakut”
19 dhjetor 2019
| 10:31
Dje ka filluar fushata humanitare “Dhurimi vullnetar i gjakut” në Drejtorinë për Trajnime Themelore-Divizioni i Trajnimit i PK-së, organizuar nga Drejtoria e Shërbimeve Shëndetësore të Policisë së Kosovës në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut.
Kjo fushatë e dhurimit të gjakut nga kadetët policorë dhe instruktorët e PK-së do të vazhdojë edhe sot duke marrë parasysh numrin e madh të të interesuarve.
Deri më tani dhurues të gjakut janë mbi 130 kadetë dhe instruktorë.