Fillon fushata për vetëdijesimin e qytetarëve për liberalizimin e vizave

07 shtator 2018 | 11:26

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, ka pritur në takim ambasadorët e akredituar në Republikën e Kosovës, me ç’ rast u ka kërkuar përkrahje për liberalizimin e vizave.

Ajo ka thënë se e vetmja rrugë që shpie përpara Kosovën është procesi i integrimit në BE, zbatimi i MSA-së dhe ERA-s.

Ministrja Hoxha i ka informuar ambasadorët me fushatën për liberalizimin e vizave që do të zgjerohet deri në mes të shtatorit, në bashkëpunim me zyrën e kryeministrit me përkrahjen e GIZ-it.

Po ashtu, fushata do të përfshijë edhe Kuvendin dhe institucionet tjera relevante.

“Duhet të japim më shumë informata për shtetet skeptike të BE-së. Prandaj, së shpejti presim ta bëjmë një informim të detajuar me fokus në reformat për sundimin e ligjit, statistikat e migrimit, menaxhimin e kufijve dhe të drejtat e njeriut. Jemi gati të ofrojmë gjithë bashkëpunimin e mundshëm për të siguruar vendet anëtare të BE-së se liberalizimi i vizave nuk do të keqpërdoret”, ka deklaruar Hoxha.

Ministrja Hoxha ka mirëpritur përkrahjen e ambasadorëve duke konkretizuar fushatën e Ministrisë së Integrimit Evropian me intensifikim të aktiviteteve për finalizimin sa më të shpejtë të lëvizjes së lirë.

/Epoka e re/ 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati në zgjedhjet presidenciale në Brazil, Jair Bolsonaro, është sulmuar…