Fillon fushata sensibilizuese për pagesën e tatimit në pronë
Komuna e Ferizajt ka filluar fushatën sensibilizuese për pagesën e tatimit në pronë.
Hapjen e kësaj fushate e ka bërë drejtoresha e Drejtorisë së Financave, Sebahete Ajeti-Sadiku, e cila ka qenë e shoqëruar nga drejtorët e drejtorive komunale.
Sipas drejtoreshës Ajeti-Sadiku, kjo fushatë është ndërmarrë me qëllim që të njoftohen të gjithë qytetarët se nga shtatori i këtij viti do të ketë ulje prej 10 për qind të tatimit në pronë. “Komuna e Ferizajt për herë të parë do të bëjë zbritjen e tatimit në pronë për 10 për qind me qëllim të vetëm që të gjithë qytetarëve por edhe bizneseve t’ju krijohen lehtësira sa më të mëdha, premtim ky i dhënë edhe nga kryetari Agim Aliu. Pikërisht për këtë qëllim ne kemi organizuar edhe një fushatë sensibilizuese që të inkurajomë të gjithë tatimpaguesit që të bëjnë pagesën e tatimit në pronë si e hyrë e drejtpërdrejt e qytetarëve për investimet kapitale”, ka thënë Ajeti-Sadiku.
Ajo ka bërë me dije se qytetarët nëse nuk e bëjnë pagesën e tatimit në pronë atëherë do të veprojnë edhe përmes përmbaruesit.
/Epoka e re/