Fillon gara digjitale për nxënësit e shkollës fillore lidhur me tatimet

10 shtator 2020 | 16:14

Administrata Tatimore e Kosovës (ATK), në bashkëpunim me Bankën Botërore dhe Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ)- Projekti Qeverisja Financiare e Mirë,  kanë lansuar garën digjitale për nxënësit e shkollave publike të arsimit fillor nga klasa e 6, 7, 8 dhe e 9.

Sipas ATK-së, qëllimi i kësaj gare është së si fëmijët i perceptojnë tatimet, si mendojnë që tatimet ndikojnë në mirëqenën e tyre dhe shoqërisë në përgjithësi. “Për t’u bërë pjesë e kësaj gare nxënësit duhet të punojnë në idenë e tyre, e cila mund të konkretizohen në video (jo më e gjatë se 1 minutë), poster kreativ (një faqe),  fotografi (një fotografi), ose në PowerPoint. Kjo garë është e organizuar në dy raunde, i pari është gjatë muajit shtator, ndërsa raundi i dytë do të jetë në sezonin e dimrit. Në raundin e parë do të mund të marrin pjesë nxënësit e shkollave publike të këtyre komunave: Dragash, Gjakovë, Gllogoc, Graçanicë, Istog, Junik, Mamushë, Mitrovicë, Novobërdë, Pejë, Prizren, Rahovec, Shtërpcë, Shtime, Skenderaj, Viti, Vushtrri, Zubin Potok dhe Zveçan”, thuhet në njoftimin e ATK-së.

Afati i dorëzimi të ideve është deri me 25 shtator në këto adresa: [email protected] ose në facebook https://www.facebook.com/TaxCompetitionKSTë gjitha idet e dorëzuara do të hidhen në garë për votim më datë 28 shtator, në “Facebook”, të projektit/garës.

(A.M/ Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pothuajse gjysma e popullsisë së Japonia është thënë se ndihen…