Fillon identifikimi i produktit turistik në Kaçanik
Kryetari i Komunës së Kaçanikut, Besim Ilazi, ka pritur të martën në takim përfaqësues të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë (MT) nga sektori i turizmit, Xhemajl Pllana, udhëheqës i divizionit të turizmit si dhe Hysen Sogojeva, përgjegjës për hoteleri dhe standarde turistike.
Në këtë takim është diskutuar për nismën e MTI-së për identifikimin e produktit turistik në rajone të ndryshme të Kosovës.
Kryetari Ilazi ka theksuar nevojën e investimeve në Kaçanik në sektorin turistik, ndërsa ka shprehur përkushtimin institucional për bashkëpunim të mëtutjeshëm me MTI-në.
Edhe nënkryetari i Kaçanikut, Ylber Bajra, ka thënë se kjo komunë ka nevojë për përkrahje pasi, sipas tij, ka resurse të shëndosha turistike dhe i plotëson të gjitha kushtet për zhvillim turistik.
/Epoka e re/