Fillon instalimi i njehsorëve të Termokos-it

24 gusht 2022 | 23:30

Ngrohtorja më e madhe në Kosovë Termokos, që furnizon një numër gjithnjë në rritje të konsumatorëve, tashmë ka filluar projektin madhor të instalimit të sistemit të ri të matjes sē ngrohjes dhe faturimit, të quajtur Prishtina HeatSave.

Me ndihmën e Fondacionit të Mileniumit të Kosovës dhe agjencionit federal amerikan MCC,  nga sezoni dimëror 2023, afër 17,000 banesa dhe lokale do të pajisen me njehsorê, valvula kontrolluese, alokatorë të ngrohjës si dhe koka termike në çdo radiator të tyre.

Me këtë investim, ku merrë pjesë edhe Komuna e Prishtinës, priten disa benefite të mëdha:

– Konsumatorët do të fillojnë të paguajnë sipas shpenzimit e jo me metra katrorë.

– Konsumatorët do të kenë mundësi të kontrollit total të ngrohjes me pajisje modern

– Nëpërmjet projektit Prishtina HeatSave, konsumatorët do të përfitojnë falas të gjitha pajisjet dhe instalimin

– Duke ndryshuar shprehitë dhe duke kursyer, ky projekt parashgihet të krijon kursime prej 15 deri në 30% të energjisë totale termike që e shpenzon Termokos, duke liruar kështu kapacitete për zgjërim të mëtutjeshëm të rrjetit.

Termokos bën thirrje publike të gjithë konsumatorëve të vet të përcjellin informatat nga Prishtina Heatsave nëpërmjet ueb faqes termokos.org/heatsave ose grupit Prishtina Heatsave në Viber [kliko këtu], apo edhe në rrjetet sociale, si dhe të bashkëpunojnë me ekipet instaluese të kombinuara nga Termokos dhe kontraktorët e autorizuar me ID karta përkatëse.

 

Nëse dëshironi të informoheni apo te caktoni termin kur ekipet janë në lagjen tuaj, telefoni pa pagesë është 0800 99000.

Instalimi zgjat 20-30 minuta dhe kjo do të ju mundëson që të merrni në duart e juaja kontrollin e nivelit të ngrohjes dhe shpenzimeve të ngrohjes. Nëse nuk e instaloni me ndihmën e Prishtina HeatSave, konsumatorët do të obligohen vitet e ardhshme të paguajnë shpenzimet e pajisjeve nga xhepi i tyre!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qeveria e Kosovës sot ka miratuar vendimin për zgjatjen e…