Fillon koncerti i Rita Orës në Tiranë, mijëra qytetarë në sheshin “Skënderbej”
03 qershor 2018
| 21:40
Ka filluar koncerti “Ora e Super Muzikës”, koncert ky i cili ka sjell për shqiptarët këngëtaren me famë botërore, Rita Ora. Koncerti ka nisur në orën 20:00, teksa është hapur nga artistja e re nga Kosova, Kida.
Të pranishëm për të parë koncertin janë me mijëra shqiptarë, të cilët kanë dalë sheshin “Skënderbej”.