Fillon konferenca e tetë statusore ndaj ish-krerëve të UÇK-së
15 dhjetor 2021
| 15:44
Në Dhomave të Specializuara në Hagë ka nisur konferenca e tetë statusore ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi.
Në këtë konferencë statusore të pandehurit nuk po marrin pjesë fizikisht në Dhomat e Specializuara. Ata seancën po e ndjekin përmes video-lidhjes.
Konferencën statusore, apo konferencën mbi ecurinë e çështjes, e thërret gjykatësi i procedurës paraprake dhe ajo ka për qëllim organizimin e shkëmbimeve ndërmjet palëve. Në këtë konferencë, Prokuroria tregon çfarë lloji të provave disponon.