Fillon largimi i mbeturinave në deponinë inerte në fshatin Llapushnik

27 prill 2022 | 14:41

Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Emergjencë në komunën e Drenasit ka filluar aktivitetin e pastrimit të deponisë inerte në Llapushnik.

Lidhur me deponinë në fjalë është lidhur kontratë për mirëmbajtje të saj, rregullimin e rrethojës dhe dyerve të deponisë.

“Ju bëjmë thirrje qytetarëve që mbeturinat ineret t’i hedhin në pjesën e brendshme (pasi ekziston hapësirë e mjaftueshme). Hedhja e mbeturinave në mënyrë jo adekuate, paraqet problematikë duke bllokuar pjesën e brendshme të saj dhe duke e bërë jo funksionale deponinë”.

“Me qëllim të parandalimit të hedhjes së mbeturinave jashtë rrethojës, deponia do të jetë në mbikëqyrje të vazhdueshme nga inspektorati në bashkëpunim me zyrtarët e DSHPE-së, në mënyrë që të parandalohet hedhja e mbeturinave në hyrje dhe jashtë saj, ku për të gjithë ata të cilët praktikojnë një gjë të tillë do të merren masa sipas ligjeve në fuqi. Inkurajojmë të gjithë qytetarët që mbeturinat inerte-ndërtimore t’i hedhin në pjesën e brendshme të deponisë”, ka njoftuar komuna e Drenasit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komunikimi është një pjesë integrale e çdo marrëdhënieje dhe është…