
Fillon lëshimi i vulës apostile në regjionin e Pejës
Ministria e Punëve të Brendshme, respektivisht Agjencia e Regjistrimit Civil, ka filluar nga sot lëshimin e vulës apostile dhe verifikuese edhe në regjionin e Komunës së Pejës.
Në këtë ceremoni mori pjesë ministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Agim Veliu.
Ministri Veliu u njoftua për së afërmi për mbarëvajtjen e punëve në këtë komunë, dhe sfidat që janë duke i kaluar stafi punonjës i kësaj qendre.
Ai gjithashtu u shpreh i kënaqur për lehtësimin e procedurave që tashmë do të ju ofrohen qytetarëve për pajisjen e vulës apostile dhe verifikuese, duke i kryer këto shërbime në regjionin e Pejës.
Sipas njoftimit të MPB-së, Ministri Veliu ka theksuar po ashtu se do të fillojë lëshimin e vulës apostile dhe verifikuese edhe në regjionet e tjera.