
Fillon lëvizja e kamionëve nga Lagja e Boshnjakëve
29 dhjetor 2022
| 12:54
Është lëvizur kamioni i parë i barrikadave në veri të vendit.
Kamioni në fjalë ka qenë në lagjen e Boshnjakëve, ndërsa ka qenë i parkuar anash rrugës – pra s’ka qenë pjesë direkte e bllokimit të rrugës.
Ndërkaq ende nuk kanë lëvizur kamionët kryesorë që e kanë bllokuar rrugën.
Sot është liruar për qarkullim pika kufitare në Merdare, e cila u bllokua dy ditë më parë në pjesën serbe.