Fillon Liga e Veteranëve

21 nëntor 2022 | 12:33

Të dielën ka filluar Liga e Veteranëve. Kjo është hera e parë që po organizohet Liga e Veteranëve te meshkujt, ndërsa më pas do të vazhdohet edhe te femrat. Në këtë ligë po marrin pjesë gjashtë skuadra. Të dielën garat u zhvilluan në Therandë, ndërsa më pas do të vazhdohet në qytetet tjera.

Hapjen e garave e ka bërë kryetari i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK), Arben Fetahu. I pari i basketbollit të Kosovës duke përshëndetur të pranishmit kujtoi se kjo gjeneratë para dhe pasluftës kanë dhënë kontribut të jashtëzakonshëm të basketbollin e Kosovës dhe kjo ligë po organizohet për të nderuar veprat e tyre. Fetahu shtoi se janë krenarë që po përkrahin këtë ligë.

Edhe Kryetari i Komunës së Therandës, Bali Muharemi falënderoi kryetarin e FBK-së për pjesëmarrjen në këtë organizim dhe klubet pjesëmarrëse. Ndeshjet ishin interesante, ku veteranët sërish u rikthyen në aksion, ndërsa pas përfundimit Jeton Kuqi është shpallur MVP i xhiros së parë.

Rezultatet – Java 1

Golden Eagle Ylli – Trepça                45-39
Vëllaznimi – Prishtina                       29-42
Peja – Bashkimi                                  34-36

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
KEDS-i ka vazhduar aksionet për kontrolle rreth keqpërdorimeve të konsumatorëve…