Fillon Liga Unike e Meshkujve

03 dhjetor 2024 | 11:20

Kjo mesjavë shënon fillimin e Ligës Unike te meshkujt. Edhe në këtë edicion do të marrin pjesë katër klube nga Kosova dhe katër nga Shqipëria.

Në këtë edicion, do të jenë dy grupe, A dhe B. Në Grupin A marrin pjesë, Besëlidhja, Teuta, Bashkimi dhe Vëllaznimi, kurse në atë B, Golden Eagle Ylli, Sigal Prishtina, Tirana dhe Vllaznia.

Ndeshjet do të zhvillohen në sistem vajtje ardhje dhe dy klubet të renditura në pozitën 1 dhe 2, të secilit grup do të kualifikohen në Final Four Liga Unike 2025, që do të zhvillohet në Kosovë.

Rezultatet e ndeshjet ndërmjet klubeve të Kosovës do të llogariten nga duelet mes tyre në ProCredit Superliga nga raundi i dytë dhe i treti i garave.

Ndeshjet e para që do të zhvillohen në Kosovë do të jenë ndeshjet Golden Eagle Ylli-Tirana, si dhe Sigal Prishtina-Vllaznia, që pritet të zhvillohen më 18/19 Dhjetor 2024.

Me kërkesë të Federatës Shqiptare të Basketbollit klubet shqiptare do t’i zhvillojnë ndeshjet e Ligës Unike në mes vete të ndara nga kampionati shqiptar.

Orari

Java 1  18/19 Dhjetor 2024

GRUPI A

Besëlidhja – Bashkimi
Teuta – Vëllaznimi

GRUPI B

Golden Eagle Ylli – Tirana
Sigal Prishtina – Vllaznia

Java 2

GRUPI A

Besëlidhja – Teuta
Bashkimi – Vëllaznimi (nuk zhvillohet)

GRUPI B

Tirana – Vllaznia
Golden Eagle Ylli – Sigal Prishtina (nuk zhvillohet)

Java 3 10 SHKURT 2025

GRUPI A

Teuta – Bashkimi
Vëllaznimi – Besëlidhja

GRUPI B

Sigal Prishtina – Tirana
Vllaznia – Golden Eagle Ylli

Java 4  5/6 MARS 2025

GRUPI A

Bashkimi – Besëlidhja
Vëllaznimi – Teuta

GRUPI B

Tirana – Golden Eagle Ylli
Vllaznia – Sigal Prishtina

Java 5

GRUPI A

Vëllaznimi – Bashkimi (nuk zhvillohet)
Teuta – Besëlidhja

GRUPI B

Vllaznia – Tirana
Sigal Prishtina – Golden Eagle Ylli (nuk zhvillohet)

Java 6 12/13 MARS 2025

GRUPI A

Bashkimi – Teuta
Besëlidhja – Vëllaznimi

GRUPI B

Tirana – Sigal Prishtina
Golden Eagle Ylli – Vllaznia

FINAL FOUR  26/27 MARS 2025 (E Mërkurë/Enjte)

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në një shkresë të datës 23 nëntor 2024 drejtuar kryesisë…