Fillon manifestimi “Flaka e Janarit” me ndezjen e flakadanit

11 janar 2020 | 20:51

Gjilani ka vazhduar edhe sivjet me manifestimin mbarëkombëtar “Flaka e Janarit”, me qëllim të kujtimit dhe nderimit të dëshmorëve.

Por, këtë vit ndezja e flakadanit nuk u bë vetëm në një lokacion, por në tre të ndryshëm, diçka që ndodhi për herë të parë. Flakadani u ndez pranë Teatrit të qytetit, në sheshin “Nuhi Mala e Rexhep Berisha” dhe të varrezat në Kodrën e Dëshmorëve. Ndezja u bë nga përfaqësues të dy familjeve dhe drejtoresha për Kulturë në Komunën e Gjilanit. Edicioni i sivjetmë i manifestimit tradicional “Flaka e Janarit” që do të zgjasë deri më 31 janar, do të përcjellët me ngjarje kulturore në këtë komunë. Drejtoresha e Kulturës, Deniza Limani, ka deklaruar se ky muaj duhet përcjellë çdo herë me organizime të shumta kulturore. “Të gjitha shtyllat e flakës së janarit do të bëhen për nderë të tyre (dëshmorëve)… Uroj që ky muaj të përcjellë gjithmonë me manifestime sa më kulturore dhe shpresoj që kanë me u shtuar aktivitetet më shumë”, u shpreh ajo.

E kryesuesja e Kuvendit Komunal të Gjilanit, Shpresa Kurteshi tha se heronjtë do t’i nderojnë gjithmonë.“Heronjtë tanë do t’i nderojmë e kujtojmë gjithmonë, sepse ata kane qenë flakë e ndezur sikur aktiviteti i tyre, sikur gjaku i tyre, vazhdimisht për ta ndritur këtë vend, për t’i dhënë jetë e shpresë këtij shteti”, tha ajo.

Në emër të familjes Berisha dhe Mala, Bajram Berisha ka falënderuar për organizimin, duke uruar që gjaku i të rënëve për liri mos të harrohet asnjëherë.“Uroj që në asnjë vit asnjëherë mos të harrohet gjaku i të rënëve për liri”, tha ai. Flaka e janarit përcjellët me aktivitete të ndryshme kulturore, letërsi, muzikë, art pamor e dramë, për t’i nderuar të gjithë heronjtë e kombit, raporton “KP”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Imer Zogaj nga Prizreni është ish-luftëtari i UÇK-së, që ka…