Fillon mbjellja e luleve dhe hapësirave gjelbëruese në qytetin e Mitrovicës
13 maj 2024
| 12:28
Drejtoria për Shërbime Publike dhe Infrastrukturë në Mitrovicë ka filluar me mbjelljen e luleve dhe hapësirave gjelbëruese përfshire këtu dhe mirëmbajtjen në mënyrë që qyteti i Mitrovicës të duket bukur.
Drejtori për Shërbime Publike dhe Infrastrukturë, Granit Tmava, është shprehur i lumtur që me punën e javës së kaluar, qyteti i Mitrovicës ka arritur që dukshëm të marr pamje të bukur.
“Ne bashkë po ndërtojmë një qytet më të bukur, më të gjelbër dhe mbi të gjitha po ndërtojmë një ambient i cili do ti shërbej shoqërisë sonë”, është shprehur drejtori Tmava.