Fillon mbjellja e luleve në hapësirat publike në Suharekë
09 maj 2019
| 13:11
Komuna e Suharekës e cila drejtohet nga Bali Muharremaj ka nisur mbjelljen e luleve në hapësirat publike në këtë qytet.
Aksionit për mbjelljen e luleve në qytetin e Suharekës, i është bashkuar vet kryetari i kësaj komunë.
Me këtë rast, Bali Muharremaj ka theksuar se mbjellja e luleve do t’ia kthejë Suharekës pamjen e bukur në hapësirat publike. “Ka filluar mbjellja e luleve në qytet, e cila do ta kthejë pamjen e bukur në hapësirat publike”, ka thënë Muharremaj.
/Epoka e re/