Fillon mbledhja e dy qeverive

20 qershor 2022 | 11:24

Ka filluar sot në Prishtinë mbledhja e tetë e dy qeverive Kosovë-Shqipëri.

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se si qeveri janë duke punuar në zbatimin e marrëveshjeve të nënshkruara më herët.

Ai ka thënë se nga 127 marrëveshje të nënshkruara nga të dyja qeveritë, 75 prej tyre tashme janë zbatuar.

Kurti ka thënë se është veti e këtyre mbledhjeve të përbashkëta që të flasim në gjuhën e rezultateve.

Kryeministri Kurti ka thënë se rezultatet do të shihen në gjashtë muajt e ardhshëm.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefi i politikës së jashtme të BE-së Josep Borrell, është…