Fillon me 30 minuta vonesë seanca e Kuvendit, miratohet Projektligji për ndërtimet pa leje
27 korrik 2023
| 12:03
Kuvendi i Kosovës ka nisur seancën me mbi 30 minuta vonesë.
Me 64 vota për, asnjë abstenim dhe asnjë kundër është miratuar Projektligji për ndërtimet pa leje.
Në seancën e Kuvendit me pikat e papërfunduara, nuk kanë marrë pjesë në votim deputetët nga Partia Demokratike e Kosovës.
“Votimi në lexim të dytë i Projektligjit nr.08/L-184 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 06/L-024 për trajtimin e ndërtimeve pa leje”, tha kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca.
Në rend dite janë edhe disa pika të papërfunduara nga seancat plenare të mbajtura më 20 prill, 29 qershor dhe 10 korrik 2023, raporton “EO”.