Fillon miqësorja Kosova – Burkina Faso
24 mars 2022
| 18:02
Ka filluar ndeshja miqësore mes Përfaqësues së Kosovës dhe Burkina Fasos. Kjo ndeshje është e para për “dardanët” në vitin 2022 dhe mjaftë e veçantë pasi debuton përzgjedhësi i ri Alain Giresse.
Strategu francez një ditë para ndeshjes kishte deklaruar në konferencë për medie se në dy miqësoret e këtij muaji do të angazhohen të gjithë futbollistët. Ndërsa kapiteni Amir Rrahmani ka thënë se këto miqësore shërbejnë për ndeshjet e qershorit, të cilat Kosova i zhvillon në Ligën e Kombeve.
Trajneri Giresse ka bërë ndryshime në formacionin startues ku futbollistët si Amir Rrahmani dhe Vedat Muriqi janë në bankën rezervë.
/Epoka e re/