Fillon ndërtimi i 100 serrave për fermerët llapjanë
13 shtator 2019
| 18:06
Komuna e Podujevës ka bërë me dije se ka filluar realizimi i projektit për ndërtimin e 100 serrave për fermerët llapjanë.
Punimet për ndërtimin e serrës së parë i ka përcjellë kryetari i Podujevës, Agim Veliu dhe drejtori i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Vezir Januzi.
Me këtë rast, Veliu ka thënë se ky projekt do të përmbyllet brenda një muaji. “Filluam ndërtimin e serës së parë për këtë vit. Përfitues është Jahir Babatinca. Këtë vit do të ndërtohen 100 sera me hapësirë prej 100 m2, subvencion për fermerët nga Komuna e Podujevës. Projekti do të përmbyllet brenda një muaji”, ka thënë Veliu.
/Epoka e re/