Fillon ndërtimi i disa rrugëve në Rogovë të Hasit

02 nëntor 2020 | 13:01

Komuna e Gjakovës ka njoftuar se kanë filluar punimet për ndërtimin dhe asfaltimin e dhjetë akseve rrugore në fshatin Rogovë të Hasit.

Me këtë rast, kryetari i Gjakovës, Ardian Gjini, ka theksuar se këto rrugë kapin vlerën e rreth 111 mijë eurove.

“Këtë vit në fshatin më të madh të Komunës së Gjakovës i nisim dhjetë akse rrugore me gjatësi 2,300 metra, projekt ky që kap vlerën financiare rreth 111 mijë euro. Me këto rrugë dhe dy të tjera të cilat janë të planifikuara nga Qeveria e Kosovës, përfundojmë me infrastrukturën rrugore publike në Rogovë të Hasit. Vitet në vazhdim do të punojmë në kanalizime dhe ndriçim publik”,  ka thënë Gjini.

Kryetari Gjini dhe nënkryetari Flamur Fetahaj, janë pritur nga banorët e kësaj ane, të cilët janë shprehur të lumtur për jetësimin e këtij projekti të rëndësishëm për mirëqenien e tyre.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefi i grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, ka…