Fillon ndërtimi i fushave të sportit në dy shkollat në Kijevë të Malishevës

07 shtator 2020 | 10:40

Në kuadër të realizimit të projekteve të planifikuara dhe të investimeve kapitale, në fshatin Kijevë të Malishevës ka filluar ndërtimi i fushave të sportit për shkollën fillore si dhe për atë të mesme profesionale.

Në fillimin e punimeve ishin të pranishëm drejtori komunal i Arsimit, Blerim Thaçi, ai i Urbanizmit, Ahmet Morina, asamblisti nga Kijeva, Kajtaz Gashi, drejtorë të shkollave përkatëse dhe kryetari i Kijevës, Bashkim Gashi dhe qytetarë të tjerë.

Në fillimin e punimeve drejtor i Drejtorisë së Urbanizmit, Ahmet Morina, ka thënë se, përpos këtyre dy fushave sportive në Kijevë, është duke u investuar edhe në shumë projekte të tjera, duke përfshirë është zgjerimin e ndriçimit publik.

“Së shpejti fillohet ndërtimi i çerdhes, rrugëve të reja dhe shumë projekte tjera”, ka thënë Morina. Ndërsa drejtori i Arsimit, Blerim Thaçi, ka thënë se “ndërtimi i fushave sportive për shkollat janë pjesë e investimeve në krijimin e kushteve më të mira për  shkollat e Komunës së Malishevës, përfshi edhe fushat sportive”.

Në anën tjetër, kryetari i Kijevës, Bashkim Gashi, e ka falënderuar Komunën e Malishevës për këtë investim si dhe për investimet e tjera që pritet të fillojnë së shpejti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komuna e Ferizajt ka bërë me dije se projektet infrastrukturore…