Fillon ndërtimi i kanaleve në fshatrat Hoçë e qytetit, Kobaj dhe Grazhdanik të Prizrenit
12 korrik 2023
| 13:24
Temperaturat e larta që mund të mbretërojnë gjatë këtij viti nuk do të shkaktojnë probleme për shumë zona bujqësore, pasi po investohet në sigurimin e ujit për vaditjen e tokave dhe menaxhimin afatgjatë të sistemeve të ujitjes në komunën e Prizrenit.
Në këtë drejtim, komuna ka njoftuar se ka filluar ndërtimi i kanaleve në fshatrat Hoçë e qytetit, Kobaj dhe Grazhdanik, si dhe pritet të përfundojnë sipas dinamikës së paraparë, ku, po rregullohet infrastruktura e ujitjes së tokave bujqësore, në kuadër të projektit të DBZHR-së “Rehabilitimi i kanaleve ujitëse dhe kullimi i tokave bujqësore”.