
Fillon ndërtimi i kanalit të mullirit në Irzniq të Deçanit
25 gusht 2019
| 15:58
Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka bërë me dije se kanë filluar punimet për ndërtimin e kanalit të mullirit në fshatin Irzniq të kësaj komune.
Ramosaj ka thënë se ky kanal përpos furnizimit me ujë të mullirit do të shpërbëjë edhe për ujitjen e tokave bujqësore në këto anë.
“Kanë filluar punimet në ndërtimin e kanalit të mullirit në Irzniq, në lagjet Mushkolaj, Dodaj, Berisha dhe Islamaj, i cili kanal e furnizon mullirin me ujë dhe njëkohësisht shërben edhe për ujitjen e tokave bujqësore!”, ka deklaruar Ramosaj.
/Epoka e re/