Fillon ndërtimi i një kilometre rrugë në fshatin Bubavec të Malishevës
Në kuadër të rregullimit të infrastrukturës rrugore në fshatrat e komunës së Malishevës, kanë filluar punimet në ndërtimin e afro një kilometri rrugë në fshatin Bubavec, përkatësisht rregullimi dhe asfaltimi i disa rrugëve brenda fshatit.
Në fillimin e punimeve në rrugët e këtij fshati mori pjesë edhe drejtori i Drejtorisë së Urbanizmit në Komunën e Malishevës, Avdi Morina, i cili përveç se ka parë nga afër fillimin e punimeve, është takuar edhe me banorët, të cilët i ka uruar për rregullimin e infrastrutkurës rrugore në lagjet e tyre.
Drejtori Morina, ka bërë të ditur se punimet janë duke u zhvilluar në disa rrugë të fshatit, me gjatësi prej mbi 900 metra dhe janë pjesë e investimeve kapitale, të cilat mundësohen nga buxheti i komunës së Malishevës.