Fillon ndërtimi i një shkolle të re në Prishtinë
13 prill 2023
| 14:29
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë me dije se kanë filluar punimet për ndërtimin e një shkolle të re të mesme “7 shtatori”.
Rama ka thënë se për të është kënaqësi që të tregojë se i kanë filluar punimet e këtij institucioni arsimor.
“Bashkë me drejtorin e Investimeve Kapitale, Krenar Xhaferi, dhe drejtoreshën Besianë Musmurati, kemi nisur këtë projekt me shumë zell dhe entuziazëm”.
“Jemi të lumtur që po bëjmë hapin e parë drejt realizimit të kësaj shkolle dhe presim me padurim ndikimin pozitiv që kjo shkollë do të ketë në nxënësit dhe komunitetin tonë. Dëshirojmë t’ju falënderojmë të gjithë anëtarët e ekipit që kanë ndihmuar në fillimin e këtij procesi”, ka shkruar Rama në “Facebook”.