Fillon ndërtimi i Qendrës për trajtimin e kafshëve në Prishtinë
24 tetor 2022
| 16:17
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë me dije se ka filluar ndërtimi i Qendrës për trajtimin e kafshëve.
“Për herë të parë në Kosovë ndërtohet një qendër e tillë, e cila kryesisht fokusin do ta ketë në trajtimin e qenve endacakë. Kryeqyteti është zotuar të zgjidhë këtë çështje, e cila kërkon bashkëpunim të ngushtë mes të gjitha komunave dhe veçanërisht me institucionet qendrore. Siguria e qytetarëve tanë është prioritet”, ka thënë kryetari Rama.