
Fillon ndërtimi i rrethrrotullimit në hyrje të Gjilanit
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, i shoqëruar nga bashkëpunëtorët, ka vizituar punimet tek rrethrrotullimi në pjesën hyrëse të Rrugës së Prishtinës.
Haziri ka thënë se me ralizimin e këtij projekti, do të parandalohen aksidentet dhe qarkullimi i veturave do të jetë më i lehtë.
“Ky vend ka qenë problematik dhe janë shkaktuar shpesh aksidente. Me bashkëpunëtorët kemi vendosur që ta bëjmë këtë rrethrrotullim i cili besojmë shumë që do të ndikojë në parandalim të aksidenteve dhe qarkullim më të lehtë të veturave”, ka thënë Haziri.
Ndryshe i pari i Gjilanit ka paralajmëruar se së shpejti do të fillojnë punimet për ndërtimin e mbikalimit në vendin e quajtur “Te tuneli” për të krijuar siguri më të madhe për këmbësorët.
Përndryshe, realizimi i këtyre dy projekteve të rëndësishme kap vlerën e afro 140 mijë euro