Fillon ndërtimi i rrethrrotullimit në rrugën ‘C’ në Prishtinë

01 shkurt 2025 | 19:24

Ka filluar ndërtimi i rrethrotullimit në rrugën “C” në Prishtinë. Kështu ka njoftuar drejtori i Investimeve Kapitale në Komunën e Prishtinës, Krenar Xhaferi.

“Mirëmëngjesi nga terreni! Në mes të Rrugës C kemi filluar ndërtimin e rrethrrotullimit, i cili, përveçse do të rrisë sigurinë në komunikacion, do të lehtësojë edhe lëvizjen për banorët e kësaj zone”, ka njoftuar ai.

Tutje, ai ka shtuar se “projekt pas projekti dhe hap pas hapi, po vazhdojmë me siguri drejt ndryshimeve infrastrukturore”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Agron Hoti Ekonomia e Gjermanisë që pas fillimit të…