Fillon ndërtimi i stadiumit në Runik të Skenderajt

07 korrik 2019 | 14:35

Pas disa projekteve kapitale që kanë filluar gjatë kësaj jave, në ndërtimin e rrugëve të reja dhe sistemeve të kanalizimit, ka nisur edhe ndërtimi i stadiumit në Runik të Skenderajt.

Kryetari i kësaj komune, Bekim Jashari i shoqëruar nga drejtoresha e Urbanizmit,  Sanije Ahmeti, ka inspektuar fillimin e punimeve të këtij projekti të rëndësishëm sportiv, për t’u krijuar kushte të përshtatshme klubeve sportive, shkollave të futbollit dhe gjeneratave të reja.

“Punimet po vazhdojnë në kompleksin sportiv në Runik, përfshirë fushën, zhveshtoren dhe të gjitha elementet përcjellëse, ku brenda vitit pritet të përfundojë ky projekt me standarde të pranueshme”, ka deklaruar Jashari.

/Epoka e re/

Image may contain: 2 people, people standing and outdoorImage may contain: one or more people, people standing, outdoor and natureImage may contain: sky, house, cloud, outdoor and natureImage may contain: one or more people, people standing and outdoor

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Referuar statistikave të vitit të kaluar, rreth 45 mijë qytetarë…