Fillon ndërtimi i Zyrës së Punësimit në Gjakovë
Në ceremoninë e organizuar më 13 prill për fillimin e ndërtimit të Zyrës së Punësimit në Gjakovë, ka marrë pjesë edhe zëvendësministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Ilir Kapiti, i cili ka vendosur gurëthemelin e kësaj zyre.
Gjatë kësaj ceremonie zëvendësministri Kapiti ka theksuar se kjo ministri ka të përcaktuara objektivat strategjike të cilat mbulojnë shumë segmente, mirëpo një ndër prioritetet më të rëndësishme është punësimi dhe aftësimi profesional i të rinjve në Kosovë dhe përgatitja e tyre për tregun e punës.
Më tutje, ai ka theksuar se vetëm me një infrastrukturë moderne të zyrave të punësimit, “shërbimet do të jenë më të mira për qytetarët e vendit dhe për këtë ne do të punojmë në vazhdimësi që të krijojmë kushte sa më të mira pune”.