Fillon ndikimi i sanksioneve amerikane ndaj Iranit

20 gusht 2018 | 19:42

Qeveria iraniane ka deklaruar se kompania franceze e naftës “Total” është tërhequr zyrtarisht nga Irani.

Për këtë veprim, ministri iranian i naftës i ka fajësuar Shtetet e Bashkuara pasi që këto të fundit kanë deklaruar se do të vendosin sanksione ndaj çdo kompanie që bën biznes me Iranin, transmeton Euronews, transmeton Klan Kosova.

Në faqen e internetit të Ministrisë së Shëndetësisë “SHANA” shkruan se kompania franceze e naftës “Total” kishte njoftuar më herët se është duke u përgatitur që të tërhiqet nga Irani.

Shtetet e Bashkuara kanë rivendosur sanksione ndaj Iranit, pasi që Washingtoni u tërhoq nga marrëveshja bërthamore e arritur nga administrata e mëparshme gjatë vitit 2015.

Marrëveshja kishte vendosur kufizime mbi ambiciet bërthamore të Iranit në këmbim të lehtësimit të sanksionev

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shitjet e telefonave të thjeshtë janë rritur në periudhën e…