
Fillon ngritja e çadrave tek stadiumi në Durrës
26 nëntor 2019
| 12:12
Që prej orës 03:50 Shqipëria është në panik total për shkak të tërmetit që ka goditur vendin, ku deri më tani janë shënuar edhe 9 viktima.
Durrësi ka qenë zona më e prekur, vend ku dhe ishte epiqendra e tërmetit me magnitudë 6.4.
Në stadiumin e qytetit ka filluar ngritja e çadrave për të strehuar banorët.
Deri më tani është bërë me dije se janë edhe mbi 300 persona të lënduar.
Në disa vende akoma është duke u punuar për t’i nxjerrë personat që kanë mbetur nën rrënoja.